SHPËRNDAJE

LG G3 StylusLG ka lansuar një version të ri të smartphone-it të tyre G3, LG G3 Stylus, të cilin kompania do ta prezantoj muajin e ardhshëm në IFA 2014.

LG G3 Stylus përmban ekranin qHD 5.5 inç me rezolucion prej 860 x 540 pikselëve, procesorin 4-bërtahmor me shpejtësi prej 1.3GHz dhe 1GB RAM memorie.

LG G3 Stylus ka të integruar hapësirën e brendshme prej 8GB e cila mund të rritet nëpërmjet microSD, baterinë 3000 mAh, kamerën frontale 1.3 megapikselë, kamerën kryesore 13 megapikselë dhe përkrahë teknlologjitë 3G, WiFi dhe Bluetooth.

G3 Stylus gjithashtu vjen me versionin e sistemit Android 4.4.2 Kitkat dhe do të jetë në dispozicion në tri ngjyra, të bardhë, të zezë dhe ngjyrë ari.

LG G3 Stylus pritet të lansohet në treg në Shtator, duke filluar së pari në Brazil dhe më pastaj duke vazhduar në vendet e tjera duke përfshi Azinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën. /ameble

SHPËRNDAJE