SHPËRNDAJE

Sony Xperia C4Thashethemet e më hershme për modelin Sony Xperia C4 morën fund, se pse tanimë ky modeli është prezantuar nga Sony si një pajisje e dedikuar për selfie.

Sony Xperia C4 vjen me Full HD ekranin IPS 5.5 inç me një rezolucion prej 1920 x 1080 pikselë dhe është i përkrahur nga procesori me 8 bërthama 64-bit Mediatek MTK6752 dhe 2GB RAM memorie.

Specifikimet e tjera të Xperia C4 përfshijnë: 16GB hapësirë të brendshme e cila mund të zgjerohet deri në 128GB nëpërmjet microSD kartelës, 5 megapikselë kamera frontale me LED flash, 13 megapikselë kamera kryesore, bateria 2.600 mAh, përkrahja e teknologjive LTE, NFC, WiFi, Bluetooth 4, si dhe vjen me versionin e fundit të sistemit operativ Android 5.0 Lollipop.

Edhe pse e bëri njoftimin për pajisjen e re Xperia C4, Sony nuk ofroi detaje për çmimin e mundshëm të smartphone-it. /ameble

SHPËRNDAJE