Nokia tanimë zyrtarisht lansoj smartphone-in Lumia 1020 të koduar dhe përfolur më parë si Nokia EOS.

Kemi parë tashmë disa nga fotot që janë publikuar online plus videot nga platforma mobile AT&T. Videot koleksion janë shfaqur gjithashtu online, të cilat më gjasë janë incizuar me Nokia-n e re Lumia 1020 dhe kamerën e saj 41 megapikselë.

Kamera 41 megapikselë me sensor Pure View mund të incizoj video me 1080p dhe kombinoj blicin xenon me dritën LED për të përmirësuar performancën e dritës së ulët.

Karakteristikat tjera të këtij modeli janë ekrani 4.5 inç Amoled HD+ me rezolucion 1280 X 768 dhe procesori 2-bërthamor 1.5 Ghz. Smartphone-i posedon 2 GB RAM dhe 32 GB hapësirë e brendshme për ruajtjen e të dhënave, ekstra 7 GB hapësirë është e mundësuar nga SkyDrive sepse mos t’harrojmë ky është një Windows Phone. Lidhjet që posedon janë LTE, HSPA+, Bluetooth dhe NFC.

Picture 2900

Nokia Lumia 1020  x

Lumia 1020 do të fillojë shitjen më kontratë në SHBA ekskluzivisht nëpërmes AT&T nga data 26 Korrik me një çmim prej 300 $ sipas kërkesës. |ameble|