SHPËRNDAJE

Sony ka nisur një version të ri të Xperia M2 Aqua, i cili sipas kompanisë Sony, do të jetë pajisja e parë e tyre që i takon rangut të mesëm të pajisjeve i cili do të jetë rezistent ndaj ujit.

Sony Xperia M2 Aqua është i pajisur me një ekran qHD 4.8 inç me rezolucion prej 540 x 960 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-berthamor 1.2GHz Qualcomm Snapdragon 400 dhe 1GB RAM memorie.

Karakteristikat e tjera të Sony Xperia M2 Aqua përfshijnë 8GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartelës edhe për 32GB, kamera frontale 1.1 megapiksel, kamera kryesore 8 megapiksel me auto fokus dhe 4 x digital zoom, bateria e fuqisë prej 2,330 mAh dhe përkrahë teknologjitë Bluetooth 4.0, DLNA, NFC dhe WiFi.

Sony Xperia M2 Aqua të jetë në dispozicion në dy ngjyra, të bardhë dhe të zezë dhe momentalisht nuk ka detaje për çmimin si dhe datën e lansimit në treg. /ameble

SHPËRNDAJE