Samsung ka shtuar edhe një tablet Android në gamën e tyre të pasjeve të reja, një pajisje e projektuar për përdoruesit në biznes.

Samsung Galaxy Tab ActiveGalaxy Tab Active vjen me një ekran WXGA 8 inç me rezolucion prej 1280 x 800 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor me shpejtësi 1.2GHz, 1.5GB RAM memorie, 16GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartelës edhe për 64GB, 1.2 megapikselë kamerën frontale si dhe atë kryesoren 3.1 megapikselë.

Samsung Galaxy Tab Active vjen po ashtu edhe me një bateri të fuqisë 4,450 mAh dhe përkrahë teknologjitë 2G, 3G dhe 4G LTE.

Duhet të cekim se ku model nga Samsung vjen me certifikim IP67 i cili tregon se pajisja Galaxy Tab Active do të jetë rezistente ndaj ujit dhe pluhurit. /ameble