SHPËRNDAJE

Gjirafa.com hapet për të gjithë shqiptarët

09 Tetor 2014, Prishtinë, Kosovë – Gjirafa, Inc., sot bëri të ditur se Gjirafa.com, makina e parë dhe më e përparuar kërkimore në Gjuhën Shqipe do të jetë në dispozicion për të gjithë shqiptarët, duke filluar nga sot, e Enjte, 09 Tetor, 2014.

Në Gjirafa.com, përdoruesit do të kenë mundësi të kërkojnë më shumë se 15 milion ueb faqe Shqip nga i tërë Interneti, si dhe më shumë se 2000 lajme ditore nga të gjitha portalet shqip të infomimit. Gjirafa ndër të tjera ofron edhe oraret e autobusëve ndërmjet vendeve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, si dhe parashikimin e motit për qytetet kryesore. “Krejt në një vend” në Gjirafa.com .

“Nese është shqip dhe nëse është në Internet, në Gjirafa.com do ta gjeni” shprehet Mergim Cahani, CEO i Gjirafa, Inc.. “Nëse kërkoni banesa me qera, vetura në shitje, receta gatimi, libra apo ç’ka do tjetër, atëherë vizitoni www.gjirafa.com dhe aty do të keni mundësi të gjeni atë që kërkoni.”

Gjirafa, Inc., – Dega në Kosovë, është kompani e avancuar e teknologjisë, produkt kryesorë i së cilës është makina kërkimore në Gjuhën Shqipe, Gjirafa.com. Gjirafa, Inc., është korporate e themeluar në SHBA-së, nga Mergim Cahani, CEO dhe dy bashkëthemeluesit, Ercan Canhasi dhe Diogjen Elshani.

Gjirafa Pict

Sot nga ora 15:00 në Sheshin 21, në Prishtinë, Mergim Cahani do të prezantojë hapjen e kësaj makine kërkimore përpara të ftuarve. Ngjarja do të transmetohet drejpërdrejtë në Internet, ndërsa linkun e transmetimit do të mund ta gjeni në www.gjirafa.com. /Gjirafa.Inc

Ameble disa muaj më parë, kishte njoftuar për projektin gjigant “Gjirafa.com”,  makina kërkimore për të gjithë shqiptarët, e cila kishte lansuar versionin Beta të saj, duke ofruar qasje ekskluzive vetëm për ata të cilët janë regjistruar.

Kush janë themeluesit e Gjirafës, cilat janë qëllimet e Gjirafës si dhe nga rrjedhë ideja për themelin e saj, mund të informoheni nga ky artikull “Njihuni me Themeluesit e 2014-ës: Gjirafa, përgjigja e Shqipërisë dhe Kosovës ndaj Google-it”.

Ne do të jemi prezent në këtë ngjarje të madhe dhe do të sjellim edhe informatat e para. /ameble

SHPËRNDAJE