SHPËRNDAJE

Së fundmi, Acer ka zyrtarizuar dy smartphone që pritet të vijnë me çmim mesatar, modelet E700 me 3-SIM kartela dhe E600.

Të dy pajisjet vijnë me karakteristika të mira dhe me platformën Android 4.4 Kitkat. Në dispozicion do të jenë me ngjyrë të zezë dhe të kuqe metalike.

Acer e700

Tiparet më të dukshme të modelit Liquid E700 janë bateria 3500 mAh si dhe opsioni me 3 SIM kartela. Acer E700 vjen me ekran 5-inç me rezolucion 1280 x 720 pikselë me 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme me slotën microSD. Karakteristika të tjera përfshijnë lidhjet LTE, WiFi, Bluetooth, kamerën për foto dhe video 8 megapikselë, atë frontale 2 megapikselë dhe vjen me procesor 4-bërthamor.

Acer e600

Bashkë me modelin E700, kompania ka zyrtarizuar gjithashtu edhe modelin Liquid E600, i cili vjen me ekran 5-inç me rezolucion 854 × 480 pikselë. Ky smartphone është mundësuar me procesorë 4-bërthamor me 1GB RAM dhe 4GB memorie e brendshme me slotën microSD. Në pjesën e pasme, ka kameren 8 megapikselë. Karakteristika të tjera përfshijnë lidhjet 4G LTE, WiFi, Bluetooth 4.0, baterinë 2.500 mAh dhe versionin Android 4.4.2 Kitkat.

Të dy pajisjet pritet të dalin në treg në tremujorin e tretë të vitit 2014. Çmimi dhe disponueshmëria e tyre do të ndryshojnë sipas rajonit të shitjes. /ameble

SHPËRNDAJE