SHPËRNDAJE

Tanimë zyrtarisht kemi karakteristikat për Samsung Galaxy S4, në shikim të parë nuk duket të ketë ndryshim të madh më dizajnin e modelit S3, mbrapa Flash LED-i është vendosur menjëherë nën kamerë ndërsa zërimi (speakers) në pjesën e poshtme të anës së majtë ashtu siç posedon Galaxy Note 2. Mirëpo S4 edhe për faktin që është me i madh me ekran 5 inç me definicion të plotë (1920×1080), është më i hollë dhe me i lehtë se GalaxyS3.

Për dallim nga S3, Galaxy S4 i ka dy ekstra sensorë Infra Red për kontrollimin e pajisjeve dhe për kontroll me lëvizje (Gesture controlling) si dhe sensorin për temperaturë dhe lagështi.

Ja karakteristikat kryesore dhe disa foto nga prezantimi drejtpërdrejt:

  • Procesori Exynos Pro 5  me 1.6GHz octa-qore  ose  1.9GHz quad-core Qualcomm (m’varet nga modeli apo vendi)
  • 2 GB Ram
  • 16/32/64 Gb + kartelën SD të jashtme deri me 64Gb
  • Ekrani 5 inç, me 441 PPI  1080p (1,920 x 1,080) Super Amoled
  • Sistemi Operativ Android 4.2.2
  • Kamera 13 Megapixel e pasme dhe ajo frontale 2 Megapixel
  • Bateria 2600 mAh
  • 130 gram
  • WiFi 802.11ac
  • NFC, Bluetooth 4.0

Shpresojmë që së shpejti të kemi pajisjen dhe do ju ofrojmë vlerësimin e plotë të tij. |ameble|

[divider top=”0″]