SHPËRNDAJE

Huawei Ascend Mate 2Huawei Ascend Mate 2 është pajisja e re e prodhuar dhe dizajnuar nga Huawei me ekran të plotë 6.1 inç dhe rezolucion 1280 x 720 pikesla.

Pajisja përkrahë teknologjinë 4G LTE dhe vjen me dy modele të procesorëve, 4-bërthamor 1.6 GHZ nga Qualcomm MSM8928 dhe 4-bërthamor 1.6 GHz HiSilicon Cortex-A9 i prodhuar nga Huawei.

Ascend Mate 2 vjen me 2 GB RAM memorie dhe 16 GB hapësirë të brendshme e cila mund të zgjerohet nëpërmjet SD kartelës deri në 32 GB.

Sikurse shumica e smartphone-ve, edhe kjo pajisje ka dy kamera, atë frontalen 5 megapikselë dhe të pasmen 13 megapikselë. Huawei Ascend Mate 2 vjen me sistemin Android 4.3 Jelly Bean i përkrahur nga një bateri e fuqishme prej 4,050 mAh.

Pikënisja e shitjes së Huawei Ascend Mate 2 është tregu i SHBA-ve dhe pritet të shfaqet në Mars të këtij viti. /ameble

SHPËRNDAJE