SHPËRNDAJE

Deri më tani kemi dëgjuar shumë thashetheme në lidhje me lançimin e Kamerës Samsung Galaxy 2 kurse tani kjo pajisje e shumë përfolur është zyrtarizuar.

Kamera Samsung Galaxy 2 vjen me sistemin operativ Android 4.3 Jelly Bean dhe është e pajisur me procesor të fuqishëm 4-bërthamor 1.6 GHz si dhe 2GB RAM memorie.

Karakteristikat e tjera të kësaj kamere përfshijnë ekranin LCD me prekje 4.8 inç HD Super Clear, 8GB hapësirë të brendshme e cila mund të zgjerohet deri në 64GB nëpërmjet kartelës mikro SD si dhe ka të instaluar një sërë aplikacione nga Google Apps dhe Samsung Apps, të cilat përfshijnë S Voice, Samsung Link, Samsung chat-on dhe shumë aplikacione të tjera.

Galaxy 2 po ashtu ka të integruar edhe NFC, WiFi, GPS, Bluetooth 4.0 dhe ofron stabilizimin e imazhit optik. Duhet të theksohet edhe bateria e fuqishme prej 2000 mAh.

Samsung ende nuk ka njoftuar për çmimin si dhe datën se kur do të debutoj kjo pajisje në treg. Padyshim, se kjo kamerë mund të prezantohet në CES 2014 javën e ardhshme, dhe mund të presim më shumë detaje rreth pajisjes. /ameble

SHPËRNDAJE