LG G3 Mini dje është certifikuar në agjencinë kineze të telekomunikacionit ndërsa tani është zyrtarizuar nga kompania gjigante LG me emrin LG G3 Beat (Mini).

LG G3 Beat (Mini) do të vijë me një ekran HD 5 inç me një rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve i përkrahur nga një procesor 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon 400 1.2 GHz dhe 1GB RAM memorie.

Karakteristikat e tjera të LG G3 Mini do të përfshijnë 8GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet micro SD kartelës , kamera frontale 1.3 megapiksel, kamera kryesore 8 megapiksel, bateria e fuqisë 2,540 mAh, përkrahja 3G dhe 4G LTE dhe vjen me platformën Android 4.4 KitKat.

Shitjet e modelit LG G3 Beat do të fillojnë që nga nesër në Korenë e Jugut, ndërsa ende nuk është njoftuar data e lansimit në Evropë. /ameble