SHPËRNDAJE

Disa ditë më parë, LG kishte publikuar smartphone-in LG G2, ndërsa sot ka zyrtarizuar edhe një model tjetër LG Optimus L1 II.

LG Optimus L1 II është një Android smartphone i cili ka shënjestër përdoruesit me buxhet të kufizuar si dhe tregjet që janë në zhvillim e sipër.

LG Optimus L1 II -amebleOptimus LG L1 II ka një ekran 3-inç me rezolucion prej 320 x 240 pikëselë, përmban një chipset Qualcomm Snapdragon me procesor 1 GHz dhe 512 MB RAM memorie. Ka një 2 megapixelë kamerë të pasme dhe 4 GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet deri në 32 GB përmes microSD kartelës. Optimus LG L1 II ka të integruar platformën Android 4.1.2 Jelly Bean. Fuqia e baterisë së këtij smartphone-i është 1540 mAh.

Opsionet e lidhjes së Optimus L1 II përfshijnë Bluetooth 3.0, mbështetje GPS, Wi-Fi 802.11 b / g / n dhe HSDPA deri në 7,2 Mbps.

LG Optimus L1 II do të ketë një çmim simbolik, vetëm 95 $ dhe do të jetë në dispozicion në dy ngjyra, të zezë dhe atë të bardhë. Smartphone do të dalë në shitje në Vietnam, Rusi dhe në Britani të Madhe në ditët e ardhshme.|ameble|

SHPËRNDAJE