SHPËRNDAJE

Samsung Galaxy S5 ActiveSamsung sot ka bërë njoftimin për modelin e ri të smartphone-it Galaxy S5 Active i cili ishte paralajmëruar muaj më parë.

Samsung Galaxy S5 Active i koduar si SM-G650F posedon ekranin Super AMOLED 5.1 inç me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, procesorin 4-bërthamor 2.5 GHz Qualcomm Snapdragon 801, 2GB RAM memorie, 2 megapiksel kamera frontale, 16 megapiksel kamera kryesore, 16GB hapësire e brendshme e cila mund të zgjerohet deri në 128GB me anë të kartelës microSD.

Ky model është i projektuar në mënyrë që të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit që përputhet me standardin IP67.

Çmimi i Samsung Galaxy S5 Active pritet të jetë rreth 715$. /ameble