Galaxy S5 PrimeSiç është edhe paraparë, modeli i ri nga Samsung, Samsung Galaxy S5 Prime është zyrtarizuar në Korenë e Jugut.

Samsung Galaxy S5 Prime përmban ekranin 5.1 inç QHD Super AMOLED me rezolucion 2560 x 1440 pikselë, procesorin e ri nga Qualcomm Snapdragon 805 2.5 GHz, 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme e cila mund të zgjerohet nëpërmjet portës microSD.

Sikurse modeli Galaxy S5 edhe modeli Galaxy S5 Prime ka të integruar dy kamera, frontalen 2.1 megapikselë dhe atë kryesoren 16 megapikselë dhe vjen me versionin e fundit Android 4.4 KitKat dhe Samsung TouchWiz UI.

Aktualisht, modeli Galaxy S5 Prime do të jetë në dispozicion në sasi të kufizuar vetëm për Korenë e Jugut, ndërsa lansnimi i tij në tregun ndërkombëtar pritet të bëhet pas disa muajve. /ameble