SHPËRNDAJE

Samsung dhe LG ishin të dyja ato që kishin deklaruar se do të lansojnë smartphone me ekrane të lakuara. Samsung ka lansuar një të tillë, modelin Galaxy Round kurse tani një javë më vonë edhe LG ka zyrtarizuar modelin e tyre LG G Flex.

Për modelin G Flex është përfolur që një kohë, kurse tani nga Korea e Jugut ajo ka paraqitur zyrtarisht ketë model dhe detajet e plota pritet ti shohim në muajin e ardhshëm. Ndryshe nga Galaxy Raund i cili ishte i lakuar nga anësoret modeli LG G Flex është i lakuar nga lartë e deri poshtë, siç është paraqitur në foton e më poshtme.

LG G Flex

G Flex posedon ekranin 6 inç me 720p, modeli i procesorit Qualcomm Snapdragon 800 2.26GHz, 2GB RAM , 32GB memorie interne dhe portën microSD për zgjerimin e memories. Karakteristikat tjera përfshijnë kamerën 13 megapikselë, lidhjen LTE –A, pritet të shfaqet me platformën Android 4.2.2 Jelly Bean dhe me fuqinë e baterisë 3500 mAh. |ameble|

SHPËRNDAJE