SHPËRNDAJE

Në çdo 1 minutë brenda ditës, sasi e madhe e të dhënave qarkullojnë nga aktivitetet e ndryshme më internet, nga blerjet online, për thirrje telefonike, shfletimin në ueb dhe qasjen në rrjeta sociale. Në momentin që ju keni bërë një kërkim në Google, atëherë jeni një prej dy milion përdoruesve të cilët e bëjnë atë në t’njëjtin moment. Google përballet me këtë për çdo sekondë gjatë ditës, ashtu siç bën Facebook me më shumë se katër miliardë gjëra që bëhen LIKE gjatë ditës dhe Twitter që 340 milion veta në ditë bëjnë tweet, në botë shpenzohen më shumë se 1 milion dollarë në online shopping çdo pesë minuta.

Ja disa shifra edhe më marramendëse sipas statistikave të bëra nga Domo që ndodhin brenda një minute:

  • Google pranon mbi 2 milion pyetje në search,
  • Përdoruesit e Email-it dërgojnë më shumë se 204 milion mesazhe;
  • Përdoruesit e YouTube-it bëjnë upload 48 orë video të reja,
  • Përdoruesit e Facebook-ut bëjnë share 684,000 gjëra,
  • Përdoruesit e Twitter-it dërgojnë më shumë se 100.000 tweets,
  • Konsumatorët shpenzojnë 272.000$ në Web shopping,
  • Apple merr rreth 47,000 shkarkime të aplikacioneve,
  • Kompanitë marrin më shumë se 34,000 likes në Facebook,
  • Tumblr blog publikojnë 27.000 postime të reja,
  • Përdoruesit e Instagram bëjnë share 3.600 foto të reja,
  • Përdoruesit e Flickr, nga ana tjetër, bëjnë upload 3,125 foto të reja,
  • Përdoruesit e WordPress publikojnë afër 350 postime të reja në blog-a. |domo.com| |zdnet.com| [divider top=”0″]
SHPËRNDAJE