Krijuesit e komponentëve të iPad në Azi deklarojnë se kanë marrë porosi për të prodhuar jo më pak se 10 Milion iPad Mini tabletë vetëm për çerekun e katër të 2012, raporton Wall Street Journal.
Spekulohet se tableti më i ri nga Apple “ Ipad Mini” do të publikohet me datën 17 ose 18 Tetor dhe ajo çfarë Apple pret është që ky tablet të thyej rekordet e shitjes. Shuma prej 10 Milion njësi që Apple ka porositur, automatikisht tejkalon porosinë prej 5 Milion njësi të Kindle Fire HD që Amazon ka bërë para disa javësh.
Përderisa Apple ka refuzuar të komentojë rreth detajeve të iPad Mini, në media të ndryshme të Teknologjisë Informative përflitet se kjo pajisje do të ketë një ekran prej 7.85 inç dhe çmimi i saj do të jetë shumë më i lirë sesa tabletët tjetë të Apple të cilët janë prodhuar deri me tani. |ameble| [divider top=”0″]