SHPËRNDAJE

Samsung ka njoftuar se ka tejkaluar shitjen e 10 milionë njësive të smartphone-it Galaxy S4 për më pak se një muaj.

[youtube id=”YXCl4-GV7xc” width=”600″ height=”350″]

Samsung GALAXY S4 zyrtarisht ka filluar shitjen më 27 Prill dhe ka qenë në dispozicion në 60 vende. Aktualisht është në dispozicion në 110 dhe përfundimisht pritet të jetë në 155 vende, me mbështetjen e 327 partnerëve në mbarë botën.

Samsung Galaxy S i parë shitjen e 10 milion njësive e ka arritur në shtatë muaj, Galaxy S2 për pesë muaj ndërsa Galaxy S3 për 50 ditë që nga lansimi i tij në vitin 2012. Samsung Galaxy S4 ka krijuar një rekord tek prodhuesit Korean duke arritur numrin 10 milionë të shitjes së një produkti për më pak se një muaj.

Samsung gjithashtu po planifikon të shtoj më shumë ngjyra për ketë model që pritet të shfaqen nga fillimi i verës, që pas kësaj edhe numri i shitjeve pritet të rritet. |ameble|

SHPËRNDAJE