SHPËRNDAJE

iPhone 6 & iPhone 6 Plus FinalPas lansimit të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus nga Apple, janë publikuar shifrat e shitjes për vikendin e parë dhe sipas tyre është arritur rekord i ri.

Vitin e kaluar, për shitjet e vikendit të parë të iPhone 5C dhe iPhone 5S, Apple kishte njoftuar se ka shitur 9 milionë njësi, dhe në atë kohë ishte rekord i ri për kompaninë. Këtë vit Apple ka njoftuar se ka shitur 10 milionë njësi për të dy iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Këto shifra e shitjes vijnë nga lansimi i kombinuar i të dy pajisjeve të reja në të gjitha shtetet si SHBA, Australi, Kanada, Francë, Gjermani, Hong Kong, Porto Riko, Singapor dhe Britani të Madhe.

“Shitjet për iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus kanë tejkaluar pritjet tona për vikendin e parë, dhe kjo nuk do të thotë se jemi të lumtur,” tha krye-shef i Apple-it Tim Cook. “Do të doja ti falënderoja të gjithë klientët tanë që lansimin e këtyre pajisjeve e kanë bërë me të arritshmen së ndonjëherë më parë, ku gjithashtu janë thyer të gjitha rekordet e mëparshme me një diferencë të madhe në shitje.

Me 26 Shtator është raportuar së modelet e iPhone-it të ri do të dalin në shitje edhe në 20 vende tjera.

Mjerisht, dhe si zakonisht Apple nuk jap informacione se cili nga modelet e reja të iPhone-it është shitur më shumë. /ameble

SHPËRNDAJE