SHPËRNDAJE

Apple i ka merak shumë senzorët e ujit, te cilët i quan “indikator kontaktues me lëngun” e qe në pajisjen e re Retina MacBook Pro, ka së paku 10 senzorë të tillë.

Yjet me ngjyrë të kuqe shfaqin senzorët të cilët gjendet të fshehur nën një kabllo apo një komponentë tjetër dhe pikat me ngjyre të kaltër shfaqin senzorët të cilët janë drejtpërdrejtë te dukshëm kur të  heqet  pjesa e poshtme e kapakut.

Deri tani, vetëm disa modele të MacBook Pro 17”” dhe të MacBook Air kishin nga 8 prej këtyre senzorëve, ndërsa Retina MacBook Pro tani përmban hiq më pak se dhjetë të tillë.

Apple vazhdon të përserisë se këta senzorë janë thjesht vetëm tregues të mirë të motit, ata detektojnë shumë mirë lagështinë dhe temperaturën dhe se nuk ka kurfar arsye që te sinjalizojnë ngjyren e kuqe në kushte normale të përdorimnin.

Si një perkujtues, këta senzor janë ndër të parat pjesë që kontrollohen nga tekniket e Apple nëse ju dergoni paisjen që akoma e keni nën garancion sepse është njera nga pjesët më të ndjeshme të montuara në kompjuterët e lartpermendur.  Kështu që keni kujdes me lagështin apo gjërat e lëngshme të cilave mund ti keni afër kompjuterit tuaj.

Meqenëse ky model i ri i kompjuterit është shumë mirë i integruar dhe gjithçka është e mbështjellur me material të aluminit, prapë se prapë depërtimi i lëngut është i pa evitueshëm dhe pagesa për riparimin e një problemi me këta senzorë mund te jete e lartë. |hardmac.com ||iclarified.com| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE