SHPËRNDAJE

Në vetëm 6 javë nga dita kur ueb faqja evasi0n.com u lansua, përmes kësaj të fundit u realizuan jo më pak se 18 milion “jailbreak”. Evasi0n ishte ndër të parët që ofroi mundësinë për të bërë “Jailbreak” pajisjen iPhone me versionin 6.0-6.1.2. Duke u bazuar në të dhënat e Jay Freeman, administrator i aplikacionit Cydia (dyqan virtual për pajisjet që janë “Jailbreak”) del se 18.2 milion pajisje unike që janë duke operuar në versionin iOS 6 tashmë janë bërë “jailbreak”, prej kësaj shume 13.8 milion janë iPhone, 3.4 milion iPad dhe 1.1 milion iPod touch.

Duke analizuar statistikat e kaluara, del se gjatë kësaj periudhe janë thyer rekordet e pajisjeve Apple që janë bërë “jailbreak”. Në vitin 2011 ishte publikuar një vegël e quajtur “jailbreakme3” por maksimumi i pajisjeve që arritën të bëhen “jailbreak” përmes kësaj mundësie ishte 3 milion.

Pas lansimit të versionit 6.1.3 asnjëri prej këtyre opsioneve nuk funksionin për “Jailbreak” sepse Apple bllokoi mundësinë e evasi0n për ta bërë një gjë të tillë. Por kjo nuk donë të thotë që mundësitë për “jailbreak” këtu kanë mbaruar, ngase hakerë të ndryshëm nëpër botë duke përfshirë edhe evasi0n janë duke punuar pa pushim që edhe versioni më i ri i iOS 6.1.3 të bëhet “jailbraek”. |ameble|

SHPËRNDAJE