Bankomat Windows XPReuters ka raportuar se prodhuesi i Bankomat-ve NCR pretendon se dy të tretat e të gjitha Bankomat-ve në botë ende përdorin sistemin operativ Windows XP dhe nuk do të mund të arrijnë të përditësohen me sistemin e ri deri në kohen kur Microsoft ka caktuar.

Megjithatë, nga kjo nuk do të thotë që hakerat do të mund të sulmojnë Bankomat-et, për shkak se shumë kompani të ATM-ve dhe banka kanë nënshkruar marrëveshje me Microsoft-in për të vazhduar përkrahjen edhe pasi kompania të përfundon përkrahjen për përdorues të tjerë të XP-së.

Një përkrahje e tillë llogaritet të jetë shumë e shtrenjtë, sipas një vlerësimi të cituar nga Reuters, “kostoja për vazhdimin e përkrahjes si dhe përditësimin në sistem të ri vetëm në Angli për secilën prej bankave kryesore llogaritet të jetë 50 – 60 milionë £ (rreth 72 milionë €) .” /ameble