Vitin e kaluar arkiva e internetit kishte sjell rreth 900 lojëra klasike Arcade për tu luajtur nëpërmes shfletuesit.
Archive.org tani ka përditësuar ketë arkiv dhe në total posedon 2400 lojëra të ms-DOS-it. Secila prej këtyre lojërave është në dispozicion për tu luajtur në vetëm një klik të thjeshtë, nga çfarëdo versioni i shfletuesit.
Nostalgji. Disa nga lojërat të cilat janë luajtur nga vitet 90-ta dhe mund të luhen tani, janë: Night Shift, Fire Hawk: Thexder, Stellar 7, Wing Commander, Prince of Persia, Lotus, Galacta, Teenage Mutant Ninja Turtles: The Manhattan Missions, The Sierra, LucasArts e shumë e shumë tjera.
Për t’i luajtur lojërat që ke luajtur më herët atëherë mund t’i gjeni në ketë link. /ameble