Spotify ka njoftuar se versioni për muzikë streaming në Desktop nga tani e tutje do të jetë në dispozicion pa pagesë për pajisjet mobile nga dy platformat iOS dhe Android. Duke marrë parasysh shitjet nga versioni Desktop, kompania suedeze ka zgjedhur t’i ofroj përdoruesve qasje të plotë pa pagesë në 20 milion këngë që aktualisht posedon.
“Sot ne po i ofrojmë njerëzve përvojën më të mirë të muzikës pa pagesë, në historinë e smartphone-ve dhe tabletve”, tha Daniel Ek, kryeshef dhe themelues i Spotify.
Nga versioni për pajisje mobile edhe nëse nuk keni llogari me parapagim, ju mund të dëgjoni muzikë me përkrahje anash të reklamave dhe nuk është e nevojshme që të fusni llogarinë tuaj siç është dashur në versionet e mëparshme. Për mundësitë shtesë siç janë shkarkimi i këngëve dhe disa tjera ju nevojitet abonimi. |ameble|