SHPËRNDAJE

Windows XPSaktësisht një vit me herët Microsoft kishte deklaruar se do të përfundoj mbështetjen për sistemin operativ Windows XP, kurse tani u ka bërë thirrje bizneseve të cilët ende janë duke përdorur sistemin operativ një dekadë të vjetër që të kalojnë në Windows 7 ose Windows 8.

Ajo sot ka përfunduar mbështetjen edhe për Office 2003, duke dhënë shumë arsye se pse bizneset duhet të kalojnë pajisjet e tyre në versione të reja, duke përfshirë këtu rreziqet e sigurisë dhe mungesën në mbështetje teknike.

Bizneset me sistemet e tyre Windows XP dhe Office 2003 nuk do të marrin më përditësime sigurie. Kompanitë e softuerëve dhe harduerëve do të ndalin gjithashtu mbështetjen për Windows XP dhe nuk do të ketë me mbështetje të teknologjisë në qoftë se ju paraqitet  nevoja për ndihmë me sistemet tuaja.

Sipas Computerworld, 39% e të gjithë PC-ve dhe 42% e të gjitha Windows PC-ve, posedojnë Windows XP. |ameble|

SHPËRNDAJE