Feedly, një përmbledhës i lajmeve ka premtuar të bëjë migrimin nga Google Reader i cili sipas paralajmërimeve do të mbyllet më 1 Korrik. Ata kanë pranuar një fluks prej mbi 500.000 përdoruesish të Reader-it.
“Më shumë se 500.000 përdorues të Google Reader janë bashkuar komunitetin Feedly vetëm gjatë 48 orëve të fundit. Ne i duam lexuesit e pasionuar. Mirë se vini në bord,” ka shkruar Feedly në blogun e tyre zyrtar.
Mirëpo kjo nuk është e tëra: Llogaria Feedly në Twitter po gumëzhinë me aktivitete, me përdoruesit e rinj duke pyetur në lidhje me karakteristikat dhe versione të reja të softuerit. Aplikacioni Feedly për iOS shumë shpejt ka bërë të jetë top aplikacioni pa pagesë në App Store. Për tu përballuar me të gjithë përdoruesit e ri dhe reagimet e tyre, Feedly ka ngritur Bandwidth-in e saj për 10 herë, ka shtuar serverë të ri dhe ka hapur një forum për sugjerime dhe tipare të reja.
Sigurisht, Feedly nuk është e vetmja alternativë për Google Reader, por shembulli i tij tregon se si një shërbim i vogël mund të përfitoj nga një lojtar i madh gjatë daljes së tij nga loja. |ameble| [divider top=”0″]