Jo, ju nuk jeni mosbesues. Nga hajdutët e xhepave e deri tek malwaret. Smartphoni juaj është gjithmonë nën rrethim. Sulmuesit dinak ndryshojnë vazhdimisht taktikat me shpresë se do të marrin kontrollin mbi smartphonët tuaj.
Duhet ta bëjmë të qartë që nuk ka mënyrë të pagabueshme të mbrojtjes së androididit tuaj nga vjedhësit apo hakerët. Në të vërtetë nëse ndonjë hajdut i sofistikuar sulmon smartphonin tuaj atëherë duhet vetëm të të urojmë fat.
Megjithatë ka disa mënyra për ta mbajtur androidin tuaj të sigurt nga sulmet më të zakonshme, me një përpjekje shumë të vogël.
Lexoni 6 mënyra të lehta për të mbajtur smartphonin tuaj android të sigurt:
1. Mbylleni smartphonin (nëse nuk e ke bërë deri tani)
Kjo duket si një këshillë absurde, por shumë persona që dëshirojnë të kenë qasje në smartphonat e të tjerëve i largohen smartphonëve me fjalëkalime ngase nuk duan të lodhen me ta. Kodi PIN ose fjalëkalimi mund të jetë bezdisës për ne por është një mjet sigurie. Imagjinoni sikur e harroni smartphonin në ulëset e një taksie, çfarë do të bënit?
Për këtë arsye hyni në Settings > Security > Screen Lock dhe vendosni një PIN ose nëse keni telefon me fingerprint kjo është edhe më e sigurt.
2. Dije vendndodhjen dhe fshij të dhënat në smartphone nga larg
Në rregull, e keni bërë hapin e parë me PIN ose fingerprint, por çka nëse e humb smartphonin? Për fat të mirë mund ta përdorni Android Device Manager për ta ditur se ku ndodhet smartphoni juaj apo edhe për të i fshirë të dhënat nëse është e nevojshme por vetëm nëse e keni të aktivizuar këtë mundësi.
Shkoni në Settings > Google > Security dhe aktivizoni dy opsionet që ndodhen aty.
Në këtë mënyrë edhe nëse smartphoni ju humb, ju mund të dini vendndodhjen dhe të i fshini të dhënat nga kompjuteri juaj përmes llogarisë në Google.
3. Deaktivizoni “unknown sources”
Deri tani kemi shkruar për mundësinë e humbjes së telefonit, tani do të flasim për sulmet me malware ose spyware përmes aplikacioneve.
Google bën të pamundurën që aplikacionet në Play Store të jenë të sigurta, por nuk mund të ju mbroj nga aplikacionet që instaloni nga burime të tjera.
Për fat të mirë android e ka një opsion që ndalon instalimin e aplikacioneve nga burimet e tjera përpos Play Store. Shkoni tek Settings > Security> dhe deaktivizoni “unknow sources”. Ju mund ta aktivizoni këtë opsion kurdo që dëshironi të instaloni një aplikacion nga burime tjera, por mos harroni ta deaktivizoni pastaj.
4. Lejoni androidin të kontrolloj dhe verifikoj aplikacionet tuaja
Edhe pse Google i kontrollon aplikacionet në Play Store ende ekziston mundësia që një aplikacion i infektuar të depërtojë pa u vërejtur, Me opsionin për kontroll dhe verifikim të aplikacioneve android bënë herë pas here kontrollimin e aplikacioneve tuaja në smartphone nëse janë të infektuara.
Shkoni në Settings > Google > Security > Verify Apps dhe më pas aktivizoni opsionin “scan device for security threads”. Pasi ta aktivizoni këtë android do të bëjë kontrollimin e herë pas hershme të aplikacioneve.
5. Përditsojeni smartphonin
Hakerët vazhdimisht ndryshojnë strategjitë për të sulmuar smartphonët, përderisa ata e bëjnë këtë Google vazhdimisht sjellë përditësime sigurie.
Për këtë arsye është e domosdoshme që të bëni përditsimet që vijnë.
Smartphoni juaj duhet të iu njoftojë kur ka përditësime ose mund të kontrolloni vetë duke shkuar në Settings > About Phone > System Updates.
6. Aktivizoni “Safe Browesing” në Google Chrome
Aplikacionet e infektuara nuk janë të vetmet rreziqe që smartphoni juaj ka. Interneti është i mbushur me webfaqe të infektuara që kanë si qëllim të vjedhin informatat e juaja personale përmes sulmeve që njien si “phishing”, ose përmes shkarkimit të aplikacioneve të dëmshme në smartphonin tuaj.
Lajmi i mirë është që Google Chrome e ka një opsion të quajtur “Safe Browesing” i cili ju lajmëron nvse një webfaqe që ju vizitoni është e dëmshme dhe iu jep mundësinë të ktheheni mbrapa para se të hyni në at webfaqe.
Për ta aktivizuar këtë opsion së pari hyni në Google Chrome e më pas shkoni tek ikona me tre pika në anën e djathtë lartë. Nga aty shko në Settings > Privacy dhe aktivizone “Safe Browesing”./ameble.com