Sony Computer Entertainment ka lëshuar një deklaratë për shtyp duke treguar se kanë kaluar shitjen e 70 milion pajisjeve PlayStation 3, që nga lansimi i parë në nëntor të 2006. Tani 6 vite pas, PS3 është në dispozicion në 59 vende të botës e cila përfshin 57.000 lojëra. PS3 gjatë këtyre viteve ka vazhduar të zhvillohet, janë bërë sisteme më të lehta dhe të holla, kanë ofruar modele të shumta, shumëllojshmëri në madhësi të hard disqeve si dhe veçori tjera.
Duke parë gjeneratën e konsollave aktuale, Microsoft me Xbox 360 ka njoftuar me herët se deri më shtator 2012 ka arritur po të njëjtën sasi 70 milion, kurse Nintendo Wii kryeson e para me mbi 97 milion shitje deri me tani. |ameble| [divider top=”0″]