SHPËRNDAJE

Po flitet se Samsung do të njoftoj për modelin e smartphone-it të tyre të ri Galaxy S4 në MWC (Mobile World Congress 2013) që mbahet muajin e ardhshëm, pajisja pritet të lansohet në maj të këtij viti, dhe sipas një raporti të fundit nga Sammobile Galaxy S4 mund të shfaqet me ekran Super Amoled.

Samsung ka prezantuar disa ekran të ri në ngjarjen CES që shkoj, një gjë që është planifikuar të fillojë në tremujorin e parë të vitit 2013 është ekrani 4.99 inç Super Amoled HD e plotë me rezolutë 1920X1080 pixela dhe 440ppi.

Samsung ndoshta mund të përdor këtë ekran në modelin e smartphone-it të ardhëm Galaxy S4, mirëpo ne duhet të presim deri muajin e ardhshëm për informata zyrtare.

Specifikat tjera për ketë pajisje siç kemi raportuar edhe më herët përfshijnë procesorin quad core 2GHz Samsung Exynos 5450 dhe Mail T658 GPU, plus 2GB RAM, kamerën 13 megapixel në anën e pasme dhe atë frontale 2 megapixel. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE