LG G2 SmartphoneModeli i smartphone-it LG G2 vitin që shkoj ishte një ndër smartphone-et që ka arritur të marr një pjesë të tregut. Në një raport të më hershëm ka shkruar se kompania, në total ka shitur rreth 2.3 milionë smartphone të tillë deri në fillim të muajit Dhjetor.
Nga ana tjetër në një portal në gjuhë koreane Naver, tani thuhet se LG është duke u përgatitur të lansoj gjeneratën e ardhshme të kësaj serie LG G3 në mes të muajit Maj të këtij viti. Se koha mund të jetë absolutisht shkatërruese deri të lansimi i këtij modeli, mbetet të shihet, edhe pse gjenerata e ardhshme e smartphone-it Samsung Galaxy S5 është raportuar të prezantohet në muajin Mars dhe lansohet në Prill.

LG pritet që me ketë model të konkurroj me modelin e ardhshëm Galaxy S5 nga Samsung. Në raportin e njëjtë shkruan së LG G3 do të shfaqet me ekran 5.5 inç me rezolucion 2K 1440 x 2560 pikselë, gjithashtu do të përfshijë kamerën 16 megapikselë dhe procesorin 4 ose 8-bërthamor Odin nga LG. /ameble