Apple sot ka filluar shitjen e modelit të tyre iPhone me operatorin China Mobile në Kinë, njëri ndër operatoret më të mëdhenj në botë, me më shumë se 760 milionë abonentë. Kompania Apple është përpjekur gjashtë vjet që të arrij një marrëveshje të tillë me China Mobile, marrëveshje kjo që është nënshkruar vetëm pak javë më parë.

Sipas Bloomberg edhe kryeshefi i Apple-it Tim Cook, ka marrë pjesë në lançimin e iPhone-it në Kinë, ku ka dhënë autograf në disa iPhone duke thënë se “sot është vetëm fillimi i China Mobile dhe Apple, që së bashku do të ofrojnë përvojën më të mirë në botë.”

Nga ana tjetër interesante e kësaj ngjarje është se Cook nuk ka mundur të ik nga Kina pa u pyetur për modelin e ardhshëm iPhone të këtij viti?

iPhone 6

Në pyetjen për planet e Apple-it lidhur me iPhone 6, Cook nuk ka konfirmuar asnjë nga thashethemet. Megjithatë, ai ka lënë të kuptohet se “gjëra të mëdha” janë në proces. “Ne kurrë nuk flasin për gjëra të ardhshme,” ka shtuar ai. “Ne jemi duke punuar në gjëra të mëdha, por që duam t’i mbajmë ato fshehtë, në mënyrë që kur t’i shihni do të jeni me shumë të lumtur.”

Kompania është thënë se, në plan për këtë vit ka disa modele të reja iPhone, me shumë raportohet se për herë të parë mund të prodhoj phablet me madhësi të ekranit deri në 6 inç. Në mënyrë të ngjashme, thuhet gjithashtu se Apple pritet të lansoj edhe një model më të madh iPad gjatë këtij viti, diku rreth 12.9 inç i referuar si “iPad Pro” sipas disa raporte. /ameble