SHPËRNDAJE
Chad Hurley
Bashkë-themeluesi i YouTube-it Chris Hurley

Bashkë-themeluesi i YouTube-it Chris Hurley ka zbuluar se është duke bërë plane për fillimin një portali të ri për video streaming dhe shpërndarjen e shërbimeve që ndoshta mund të jetë konkurrues më YouTube-in. Hurley thotë se është një muaj larg nga fillimi i platformës së tij të re, dhe shton se shërbimi i tij do të “japë fleksibilitet për njerëzit që të punojnë së bashku dhe krijojnë përmbajtje të videove”.

Më pastaj, Hurley thekson se nuk ka për qëllim ta përmbys shërbimin e YouTube-it. Ai është duke krijuar një platformë që është më e përshtatshme për qëllime bashkëpunuese, dhe thotë se “për YouTube-in gjithmonë do të ketë vend. “Në fakt, duke parë bazën e madhe nga përdoruesit e saj, nuk mund të thuhet apo mendohet se YouTube do të zhduket aq shpejt, pa marrë parasysh një video shërbim i ri mahnitës mund të ndryshoj kahjen e përdoruesve, edhe pse Hurley thotë asgjë të keqe për YouTube-in, do të jetë i befasuar me vonë në qoftë se shërbimi i tij i ri do të përplaset me gjigandin e videove të YouTube-it Google-in.

Google kishte blerë YouTube-in për $ 1.65 miliard, para gjashtë vjet e gjysmë, dhe Hurley ishte në bordin udhëheqës deri në vitin 2010 ku edhe u largua nga roli i tij.

Që atëherë, ai ka qenë duke punuar në disa projekte, duke përfshirë një shërbim të quajtur Zeen që ju mundëson njerëzve “të zbulojnë dhe krijojnë revista të bukura.” Megjithatë, shërbim i ri për video, duket së është projekti i tij i fundit. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE