Nexus 5Më herët thashethemet ishin se kompanitë Google bashkë me Motorola-n do të prodhojnë modelin e ardhshëm Nexus 5, mirëpo kjo po del të mos jetë e vërtet sepse tani thashethemet e reja janë se do të jetë prapë kompania LG ajo që do të prodhojë versionin e ardhshëm të Nexus-it.

Lajmet vijnë nga një uebfaqe vietnameze Tinhte, e cila është e njohur mirë për të rejat apo marrëveshjet që bëhen me Motorola-n. Kjo faqe thotë se Google do të bëj partneritet me LG-në për prodhimin e Nexus 5 i cili do të bazohet në pajisjen e kompanisë, LG G2.

Sipas të njëjtave burime, pajisja do të shfaqet me procesorë Snapdragon 800 SoC, ekran 5.2 inç dhe do të ketë dizajn të hollë dhe disi të ngjashëm me Nexus 7 e ri. Pjesa e përparme dhe ajo e pasme do të jetë nga qelqi e ngjashëm si tek Nexus 4.

Nuk ka asnjë lajm në lidhje me detajet e çmimeve të pajisjes, por shpresojmë se Google dhe LG do të përpiqen që të mbajnë çmimet e arsyeshme. |ameble|