Një ekip holandez i hakerëve që e quajnë veten “Doulci” pretendojnë të jenë grupi i parë ndonjëherë që thyejnë sistemin Apple iCloud. Sipas një raporti nga organizata holandeze De Telegraaf, hakerët kanë blerë telefona të vjedhur për 50 deri 150$ që kanë që kanë qenë të bllokuar dhe pastaj kanë përdorur një mangësi (bug) të sigurisë në mënyrë që t’i qasen sistemit Apple iCloud dhe zhbllokojnë telefonat e vjedhur, të cilët më pas janë shitur nga një shumë e madhe parash.
Në anën tjetër Portali ValueWalk vë në dukje se ky grup i hakerëve kanë punuar për pesë muaj për të thyer sistemin e Apple iCloud. Kjo ueb-faqe thotë gjithashtu se kanë parë një llogari të Twitter-it e cila mund të jetë e lidhur me grupin Doulci të hakerëve, duke theksuar një cicërimë në të cilën një haker i dyshuar pretendon se ka “përpunuar” më shumë se 5700 pajisje të Apple-it në vetëm pesë minuta duke përdorur ketë qasje (shih më poshtë).
More then 5700 devices was processed today by #doulCi server in 5 minutes see you next time with love of #doulCiTeam pic.twitter.com/vJCLlnX0Kg
— Maroc-OS (@MerrukTechnolog) May 21, 2014
Sipas raportit të De Telegraaf-it, hakerët për herë të parë qasjen në iCloud e kanë arritur në muajin Mars dhe e kanë njoftuar Apple-in të cilët kanë mbetur të heshtur sa i përket kësaj çështje. Hakerët thonë se më në fund ata kishin vendosur t’i drejtoheshin mediave holandeze, sepse Apple nuk po dëshiron ende të pranoj publikisht që sistemi i tyre është sulmuar.
Apple sa i përket kësaj nuk ka dhënë asnjë përgjigje, edhe pse De Telegraaf thotë se kompania Apple është duke punuar rreth kësaj brenda për brenda, për të adresuar çështjen. /ameble