SHPËRNDAJE

Nëse po shikoni që të kurseni para në elektronikë, është mirë që të konsideroni të bleni produkte elektronike të cilat janë të rinovuara. Shumë prodhues ose shitës po shesin laptop dhe telefona të rinovuar.

Shumica e blerësve kur kanë probleme me produktet ata i kthejnë tek prodhuesi pastaj prodhuesi i riparon dhe ata janë në gjendje përfekte, por me çmim shumë më të lirë.

Vetëm një numër i vogël i produkteve të cilat janë të rinovuara, rreth 5% sipas një hulumtimi duket se kanë pasur problem nga të gjitha produktet të cilat janë të rinovuara.
Për një blerës që po kërkon blerjen e produkteve të tilla atëherë blerjet e rinovuara mund të ju kursejnë shumë para, shembull ju mund të merrni një Xbox One për 150$ përderisa çmimi normal është 299$, ose mund të bleni një Samsung Smart TV të rinovuar për vetëm 720$ përderisa çmimi real është 1200$, dhe prandaj kjo është një zbritje e mrekullueshme.
A keni blerë ndonjëherë produkte të cilat janë të renovuara?


Më poshtë i keni 3 këshilla se kur duhet të bleni produkte të rinovuara?

  • Shikoni se a mund të kthehen produktet – Apple ofron një kthim 14-ditor për produktet të cilat janë të rinovuara.
  • Shikoni për produkte që kanë garancion të gjatë – Shumica e produkteve të rinovuara kanë garancion 1-2 muaj por është më mirë që të hulumtoni për produkte që zgjasin deri në 6 muaj.
  • Bleni nga brende dhe kompani që ju i besoni – Gjithmonë shikoni të bëni blerjen e produkteve të rinovuara vetëm nga kompanitë që ju i besoni për blerjen e produkteve teknologjike. /ameble