SHPËRNDAJE

Google për vitin 2012 ka pasur mjaft adhurues nga sistemi operativ iOS i Apple-it, sidomos kur ajo ka lëshuar aplikacionin Google Maps për një sistem që është konkurrues i tij, mirëpo aplikacionet e Google-it në përgjithësi janë shkarkuar miliona herë nga përdoruesit mirënjohës të iOS-it.

Besoni apo jo, disa prej aplikacioneve të tyre renditen në listën Top 10 për aplikacionet më të përdorura në iOS? Duket sikur klientët e Apple-it absolutisht pëlqejnë produktet nga Google.

Një raport i fundit nga comScore tregon gjithashtu, së cilat janë produktet apo aplikacionet më të përdorura për vitin 2012, dhe gjithsesi që Google Maps, Google Play, Google Search, Gmail dhe YouTube janë në ketë renditje, kurse këtu gjinden edhe Facebook, Pandora Radio, iTunes, dhe Yahoo!

Pra, edhe pse Apple është përpjekur që të shpëtoj veten dhe të mos mvaret nga produktet e Google-it, kjo është e pa mundur, sepse pas dështimit me hartat (Apple Maps) është dëshmuar se sa ka nevojë Apple për produkte të GoogleiOS. |ameble| [divider top=”0″]