Hakerët kanë deklaruar se me një smartphone të vetëm Android mund të rrëmbejnë një aeroplan, ka raportuar Net-Security. Këshilltari për siguri Hugo Teso gjatë një fjalimi në konferencën Hack In The Box që është mbajtur në Amsterdam ka shpjeguar se vërtet është e mundur që të zhvillohet një aplikacion Android dhe që mund të sulmojë sistemin e menaxhimit të një aeroplani fluturues. Ai tha se mund të marrë kontrollin e plotë të aeroplanit dhe kontrollohet me anë të asaj pajisje.
Aplikacioni PlaneSploit është një provë koncept që mund t’ju qaset informacioneve specifike të një avioni individual, si p.sh. të dhënat identifikuese, pozitën, lartësinë dhe transmetimet e radiove për kontrollorët e trafikut ajror. Pastaj nga një shfrytëzues i dytë mund të përdoret për të dërguar komanda me qëllime të këqija në aeroplan, duke ndihmuar sulmuesin që të ndryshoj destinacionin e fluturimit, japin alarme të brendshme apo edhe të rrëzojnë atë.
Teso nga ana teknike shpjegon se sulmet e këtij lloji funksionojnë vetëm kur opsioni auto-pilot është i aktivizuar ose programi i fikur që ndihmon pilotin për të fluturuar aeroplani normalisht. Sipas raportit, Teso për publikun nuk ka treguar edhe disa detaje të veçanta që si duket është duke punuar me industritë e aviacionit për ti adresuar dobësitë në lidhje me ketë çështje. |ameble|