Kompania Apple, blerjen e Beats e kishte bërë për disa arsye: Së pari, ardhjen e Dr Dre dhe Jimmy Iovine nën ombrellën e tyre. Së dyti, Beats është një markë e njohur dhe Apple ka shpresuar se mund të punojnë me të dhe e treta, në ketë blerje ishte i përfshirë edhe shërbimi Beats Music Streaming, të cilën udhëheqësi i Apple-it Tim Cook e kishte dashur shumë. Por tani po përflitet për disa ndryshime në Beats Music!
TechCrunch ka marr vesh se Apple është duke i lëvizur punonjësit e Beats Music në projekte të tjera të Apple-it, duke përfshirë iTunes, dhe mund të ndodh që Apple të shuaj markën Beats Music. Kjo ka nxitur shumë diskutime dhe keqkuptime nëpër internet dhe forume. Por zëdhënësi i Apple-it Tom Neumayr për Re/Code ka thënë se lajmi për shuarjen e markës Beats Music “nuk është i vërtetë,” kurse Re/Code mendon se e vetmja gjë që Apple mund të bëjë, është të ndryshojë brendin.
Në anën tjetër Tim Cook, në një intervistë të fundit me Charlie Rose në PBS, është shprehur se sa shumë e do muzikën e ofruar nga Beats. Duke parë ketë reagim, është e çuditshëm që Apple të mbyll ketë markë apo biznes. Gjithashtu duhet kujtuar se para disa ditëve Beats Music është lancuar në Apple TV. Se a do të ndodhë ndonjë ndryshim prapë mbetet enigmë! /ameble