SHPËRNDAJE

Thashethemet për një problem teknik në rrjetin social të Facebook-ut ka ngritur shqetësimet nga përdoruesit e gjithë botës! Ky shqetësim është për arsye se mesazhet private të përdoruesve janë shfaqur në faqe publike në versionin e ri të Facebook Timeline-it. Nga ana tjetër rrjeti social Facebook ka hedhur poshtë këto thashetheme, duke thënë se këto mesazhe janë në fakt vetëm mesazhe apo komente të vjetra të vendosura në mur nga vet përdoruesit.

Një seri e raporteve që vijnë nga Franca, duke përfshirë edhe ato nga Metro Francë dhe Le Nouvel Observateur – pretendojnë se anëtarët e Facebook të cilët kanë dërguar mesazhe private gjatë disa viteve të fundit janë shfaqur në poste publike. Disa anëtarë në SHBA kanë thënë se mesazhet e tyre private nga 2007 dhe 2008 janë shfaqur në Timeline-in e tyre. Facebook demanton këto pretendime duke sqaruar se mospërputhja e mesazheve vjen nga një listë e gjerë nga dizajni të ri i Facebook-ut mbi Timeline në një shkallë globale. Facebook thotë se në qoftë se ju komentoni në poste të ndryshme, atëherë ai është një post në mur dhe jo një mesazh privat. Me këtë Facebook-u është duke pretenduar të sqaroj dallimin në mes të mesazhit privat nga atij publik. Pra Facebook siguron se mesazhet private mbesin private dhe nuk ka vend për frustrim, ndërsa komente në murë ose postimet tjera janë publike. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE