Disa reagime kundrejt versionit të ri të platformës iOS 7 janë shfaqur menjëherë pas prezantimit të tij në WWDC 2013, një prej tyre është se Apple mund të ketë bërë kopjimin e dizajnit nga platformat tjera, veçanërisht Android-it si dhe Windows Phone 8.
Apple në ketë version të ri ka zhvendosur poshtë ekranin mbyllës (lock screen) të tij, në një mënyrë të thjeshtë duke e lënë mesazhin e vjetër “slide to unlock” por që duket e njëjtë me platformën Android. Pastaj lart në këndin e djathtë mund të kontrolloni jetën e baterisë. Data dhe koha janë të vendosura në mes të ekranit në mënyrë të ngjashëm si në platformën Android, dhe me font deri diku të ngjashëm.
Ekrani Multitasking gjithashtu duket se ka marrë disa ngjashmëri nga Android-i vetëm se këtu është kthyer ne horizontal, që me tepër i ngjason platformës Windows Phone 8.
Sa i përket aplikacionit për muzikë, Apple gjithmonë ka pasur këtë pamje të Player-it, por butonat e tij tani që është ndryshuar në dizajn të ri në ndërfaqe të sheshtë (flat), duken më shumë si aplikacioni Google Music.
Apple iOS 7 ka bërë ndryshime edhe në qendrën e kontrollit, ku ofron qasje të shpejtë në menytë kontrolluese, si ndriçimin e ekranit, Aeroplan Mode, WiFi, Bluetooth dhe shumë tjera, kjo është shumë e ngjashëm si tek paneli i settings-ave nga platforma Android që ishte futur në versionin Jelly Bean.
Më herët, Google kishte deklaruar për përdoruesit e tyre se shumë shpejt do të sjellë versionin e shfletimit me ekran të plotë nëpërmes Chrome-it për pajisje mobile, të cilin përfundimisht e bëri në përditësimin e fundit. Tani edhe Apple ka njoftuar se do të prezantoj shfletimin më ekran të plotë për shfletuesin Safari.
Pra, ngjashmëritë nuk ndalen këtu, veçanërisht në qoftë se ne fillojmë të flasim në lidhje me karakteristikat e funksionet aktuale. iOS 7 ende është si Beta version për testim, dhe disa nga këto mund të ndryshohen, dhe nëse ndodh mbetet të shihet. |ameble|