SHPËRNDAJE

Acer të martën ka njoftuar për modelin e ri të laptopit Chromebook C720P me prekje (touchscreen), i cili do të jetë në dispozicion në fillim të muajit të ardhshëm me një çmim të ulet prej 299 $.

Acer C720P me prekje

Chromebook C720P posedon ekran LED HD 11.6 inç back-lit me rezolucion 1366 × 768, diskun SSD 32GB, vlerësohet se e mban baterinë 7.5 orë. Është i pajisur gjithashtu me procesorë Intel Celeron 2955U (i bazuar në çipin e ri Intel Haswell), memorien 2GB DDR3 dhe përkrahë rrjetin WiFi 802.11 a/b/g/n.

Ashtu si Chromebook Pixel i Google-it, ky model me prekje premton përvojë mbresëlënësen, duke i mundësuar përdoruesit të klikojnë, rrisin, zvogëlojnë përmes sistemit operativ të Google-it, ky është pra modeli i parë i tillë me prekje që ofrohet me çmim të lirë. Acer nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë për shitje, por pritet të dal para festave të fundvitit. |ameble|

SHPËRNDAJE