SHPËRNDAJE

Teknologjia e orëve të mençura (smartwatches) padyshim është një e arritur e madhe dhe dita-ditës po shkon në rritje. Këtë vit ne kemi parë pajisje të tilla nga kompanitë LG, Samsung, Motorola dhe Sony mirëpo ende jemi në fillim të vitit kështu që priten pajisje të tilla edhe nga kompani tjera. Acer ka lëshuar ftesë për një ngjarje që pritet ta mbaj me 29 Prill në New York.

Acer Event 29 Prill 1

Për fat të keq ftesa nuk përmend asgjë së çfarë mund të prezantohet, por është futur një fjali ku thotë, “Touch, More Connected”, e cila të jap sinjale së Acer mund të prezantoj smartwatch-in e tyre të parë.

Gjithashtu, nëse kjo lidhet me një raport të më hershem të këtij viti ku thuhet se Acer ka plane për pajisje smartwatch, atëherë i bie që ka diçka të tillë. Sidoqoftë, e tëra mbetet të shihet ditën 29 Prill kur edhe është caktuar ngjarja. /ameble

SHPËRNDAJE