SHPËRNDAJE

Një numër i madh i përdoruesve posedojnë më shumë se një telefon. Njëri prej tyre ose dy janë personal, ose njëri është zyrtar, ose ndoshta edhe ka edhe ndonjë kombinim tjetër. Por ka edhe raste kur përdoruesit kanë më shumë se dy telefona. Ata çdo herë ballafaqohen me këto pajisje duke u munduar që secila prej tyre të ketë baterinë 100 % të mbushur, nganjëherë ngarrohen edhe duke i harruar me i marr të gjitha me vete, e kështu me radhe.

Marruar parasysh problemet si dhe nevojat të lartë përmendura, kompania Acer ka gjetur një zgjidhje të mirë duke prezantuar një pajisje e cila përkrahë 3 SIM kartela.

Acer Liquid X2

Bëhet fjala për smartphone-in Acer Liquid X2 i cili veçohet me përkrahjen e 3 SIM kartelave si dhe me një bateri të fuqishme e cila është 4.000 mAh.

Disa karakteristika të Acer Liquid X2 janë; procesori 64-bit me 8 bërthama, ekrani 5.5 inç, të dy kamerat, ajo kryesore si dhe ajo frontale janë 13 megapikselë kamera.

Ende nuk ka informata rreth çmimit të pajisjes si dhe nuk janë të konfirmuara datat e sakta për lansimin e Acer Liquid X2. /ameble

SHPËRNDAJE