SHPËRNDAJE

Firma jo shumë e njohur për ne Adapteva prezanton në XBIT LABS mostrën e çipit RISC 64 bërthamor SLP (Super Low-Power) të prodhuar në Globalfoundries me teknologjinë 28 nm. Ky është një moment vendimtar për procesorët me përpunim paralel dhe konsumim të vogël të energjisë tha Andreas Olofsson, shefi ekzekutiv në Adapteva. Çipi i gjeneratës IV Epiphany punon me takt deri në 800 MHz dhe ofron në mënyrë të efektshme 50 GHz shpejtësi. Zbulimi i Epiphany do të mundësoj kursim të konsiderueshëm në koston totale të pronësisë dhe perfomancë në nivel të serverit në pajisjet sikurse smart phones dhe tabletët.
Industria deri më tani ka qenë e sfiduar në nyjat e procesit të përpunimit me teknologjinë 28 nm por çipi Ephiphany mundëson të tejkaloj pritjet në kushtet e performancës.

Më poshtë mund të shihni tabelën e prezentuar nga Adapteva me arritjen deri në 4096 bërthama por kushti themelor që është madhësia në mm²  tejkalohet . /adapteva/ /xbitlabs/

[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE