Përditësimi (update) i fundit nga Google për Android – Jelly Bean, ofron shumë gjëra të reja, mirëpo, njëra prej ndryshimeve kryesore është mos-përkrahja e Adobe Flash-it. Edhe pse Adobe Flash është një teknologji e vjetëruar, shumë prej ueb faqeve në internet janë të ndërtuara pjesërisht (ose plotësisht) nga Flash-i. Trendi është, që të promovohen teknologji të reja (si HTML 5) dhe njëkohësisht të distancohemi nga përdorimi i Adobe Flash-it.
Pa marrë parasysh, për të gjithë ata që përdorin Flash-in, ose vizitojnë faqe që janë të ndërtuar nga kjo teknologji ka lajme të mira. Programerët nga xda-developers kanë gjetur mënyra të ndryshme për funksionalizimin e Adobe Flash në Jelly Bean.
Shfletuesi nativ i internetit në Android, i ashtuquajtur “Browser”, në Nexus 7 është zëvendësuar me Google Chrome. Natyrisht, Google Chrome nuk përkrah “plugins”, për këtë arsye Adobe Flash nuk mund të funsionojë në Chrome. Mirëpo, nëse instalohet Browser dhe Adobe Flash si .apk (.apk është paketë instaluese për Android, sikurse .exe në Windows) atëherë ky kombinim do të funsionojë pa problem në Jelly Bean. Disa raportojnë që Adobe Flash mund të përdoret edhe me shfletues(browser) të tjerë si Dolphin HD dhe Firefox pa asnjë problem. Për informata më të hollësishme, visitoni linkun xda-developers.com |ameble| [divider top=”0″]