SHPËRNDAJE

adobe-lightroom-logoAdobe sot ka lansuar një version të aplikacionit të tyre të fotografisë Adobe Lightroom 6 me të cilin po përpiqen që të mbushin boshllëkun e lënë nga Apple Aperture aplikacioni i cili ishte lansuar në fillim të këtij muaji.

Lightroom 6 ose Lightroom CC si pjesë e sistemit cloud, është në dispozicion për të blerë si aplikacion edhe për kompjuter për vetëm 149$ ose për 9,99 $ në muaj si pjesë e cloud të Adobe Creative.

Dy vite më parë, Adobe kishte përditësuar softuerin Lightroom me versionin Lightroom 5 dhe tani me versionin e ri Lightroom 6, Adobe ka shtuar një pasuri të tipareve të reja dhe disa funksionalitete të avancuara duke përfshirë aftësinë për të krijuar panorama, redaktimi HDR i lehtë i fotografive, është përmirësuar web galera, është mundësuar tregimi vizual, si dhe me Lightroom 6 ofrohet mbështetje për më shumë pajisje.

Me aplikacionin për fotografi Lightroom 6, Adobe shpjegon:

“Krijo imazhe të mahnitshme nga skenat sfiduese me kontrast të lartë. Me funksionin Merge New HDR ju mund të kombinoni fotografi të shumta të marra me cilësi të ndryshme duke e krijuar në një imazh të vetëm të cilësisë së lartë. Me Lightroom, të gjithë fotografitë tuaja do të jenë në një vend. Ju mund t’i organizoni ato, t’i editoni dhe t’i menaxhoni fotot tuaja nga kudo – në kompjuterin tuaj, në Internet, në pajisjet Apple dhe Android. Po ashtu ju mund t’i integroni edhe fotot tuaja nga telefoni juaj të cilat do të ruhen direkt në Lightroom”.

Për ata që kanë pasion foton aplikacioni Lightroom 6 nga Adobe, me siguri se mund të ju përbush kërkesat dhe nevojat tuaja. /ameble

SHPËRNDAJE