Google dhe Adobe po sjellin softuerin Photoshop në laptopa Chromebook.
Kompanitë të hënën kanë njoftuar se kanë filluar me lansimin e Adobe Creative Cloud në pajisjet Google Chromebook me versionin stream të Photoshop-it, kurse produktet tjera vijnë së shpejti. Aktualisht në versionin testues (beta) kjo mundësi fillimisht do të jetë në dispozicion vetëm për Amerikë Veriore me cak klientët e Adobe Education të cilët janë të abonuar apo abonohen në Creative Cloud.
Versioni Streaming i Photoshop-it është dizajnuar të funksionoj direkt nga sistemi Cloud në Chromebook. Gjithmonë do të jetë i përditësuar dhe i integruar plotësisht me Google Drive, kështu që nuk do të ketë ndonjë telashe për shkarkimin dhe ngarkimin të të dhënave.
Versioni i ri i Photoshop-it për Chromebook vjen menjëherë pasi që javën e kaluar Adobe kishte prezantuar produktet Adobe Photoshop Elements 13 dhe Adobe Premiere Elements 13, që posedojnë mundësi shumë më shumë se sa versionet profesionale. /ameble