SHPËRNDAJE

Butona fizikë nëpër smartphone zakonisht janë butonat për zë, për ndezje si dhe butonin për të kaluar në faqen kryesore (home).

Megjithatë në qoftë se dëshironi të keni butona ekstra në smartphone-in tuaj për t’ju mundësuar qasje në karakteristika specifike pa pasur nevojë të hyni nëpër procesin e zhbllokimin të smartphone-it, atëherë është nisur një projekt i ri në Kickstarter i quajtur Air Button, i cili u jap mundësi të shtoni një ose dy butona, të përshtatshëm për smartphone Android.

 

 

Air Button i përkrahur nga NFC çiftohet me smartphone dhe kështu mund të bëhet konfigurimi i butonave.

Sa për funksionalitetin e kësaj, duket të jetë shumë standard. Butonat mund të konfigurohen për t’ju përgjigjur thirrjeve, ndezur Flash-in, ndalur alarmin, për të kaluar smartphone-in në heshtje (silent), kontrolluar muzikën si dhe shumë opsione tjera.

Për më shumë detaje rreth këtij projekti mund të shikoni në ueb-faqen Kickstarter. /ameble

SHPËRNDAJE