SHPËRNDAJE

Facebook searchFitimet dhe shitjet e Facebook-ut për ketë tremujor tejkalojnë llogaritë e Wall Street-it. Aksionet e Facebook-ut u rritën për 25% dhe thonë se biznesi me pajisje mobile vazhdon të ketë tërheqje. Facebook ka raportuar që të ardhurat e tremujorit të dytë janë prej 1.8 miliardë dollarësh, që ka tejkaluar pritjet e analistëve që ishin rreth 1.6 miliardë dollarë.

Facebook tha se përdoruesit mujor aktivë të saj u rritën në 1.15 miliardë, deri në 21 % vit-pas-viti. Drejtuesit e Facebookut janë duke pritur që të vazhdojë kjo deri sa të dyfishohet numri i përdoruesve dhe të ardhurat.

Kurse të ardhurat neto u rritën në 333 milion dollarë, të cilën duke e krahasuar me vitin e kaluar ato ishin 157 milion dollarë neto. |ameble|

SHPËRNDAJE