Ende vazhdon konkursi i parë mbarëkombëtar për risitë dhe arritjet individuale në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Profesionistët e këtij sektori, të cilët kanë përfunduar me sukses një projekt në fushën e ICT-së gjatë vitit 2011/12, kanë mundësinë që përmes konkursit “2012 Albanian ICT Awards” të shpalosin krijimtarinë e tyre si dhe të vlerësohen nga një juri e përbërë nga profesionistë të shquar e botës së ICT-së.
Gjatë workshop-it të parë të mbajtur në Qendrën “Protik” në Tiranë, u trajtua gjerësisht eventi Albanian ICT Awards si dhe njëkohësisht u prezantua një përmbledhje e shkurtër e historikut të ICTS Media, kompanisë organizatore të eventit, e liçensuar nga International Data Group (IDG) e njëkohësisht lidere në rajon përsa i përket mediave të teknologjisë.
Përfaqësuesit e ICTS Media u shprehën se çmimet “Albanian ICT Awards” simbolizojnë mirënjohjen dhe vlerësimin për punën krijuese të individëve dhe skuadrave të punës, të cilët kanë arritur të ndikojnë në zhvillimin e ideve inovatore, profesionalizimin e sektorëve të ndryshëm të biznesit, zhvillimin e kurrikulës në sistemin arsimor të teknologjisë, ndërtimin e strategjive kreative nga zhvilluesit, programuesit, arkitektët softuerikë mobile, web, desktop, të shërbimeve online etj.
Në garë për çmime do të jenë pesë kategori ndërsa aplikimet do të zhvillohen online përmes faqes zyrtare www.ictawards.org
1. ICT Creativity Of The Year (Kreativiteti TIK i Vitit)
2. ICT Academic Of The Year (Akademiku TIK i Vitit )
3. ICT Mobility Of The Year (Mobiliteti TIK i Vitit)
4. ICT Diploma Thesis Of The Year (Tema e Diplomës TIK e Vitit)
5. ICT Rising Star Of The Year (Ylli i Vitit TIK në ngritje)
Organizatorët e eventit, si i pari i këtij lloji, ftuan të gjithë të interesuarit që të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje dhe të marrin informacion më të hollësishëm. Kompania ka vënë në dispozicion disa mundësi të pjesëmarrjes, ndërsa të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë stafin menaxhues të eventit, përmes faqes zyrtare të eventit. |ictawards.org| |ameble| [divider top=”0″]